Mehaj e Sveçla në veri, ‘çartet’ Petkoviq - paralajmëron pasoja të paparashikueshme

Lajme

Mehaj e Sveçla në veri, ‘çartet’ Petkoviq - paralajmëron pasoja të paparashikueshme

Nga: A.M Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:46
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës Qeveritare të Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës së ministrave, Xhelal Sveçla dhe Armend Mehajt në Jarinjë dhe Brnjak.

Petkoviq e cilësoi këtë si një provokim që synon të detyrojë reagimin e serbëve në veri të Kosovës, raporton Kosovonline, përcjell "Bota sot".

Gjithashtu, ai thekson se ky është vetëm një kontribut tjetër në politikën e Kurtit për destabilizimin e rajonit.

“Njerëzit që shpikin teza për Serbinë si kërcënim për sigurinë çdo ditë, nuk e humbasin rastin të punojnë aktivisht në destabilizimin dhe provokimin e serbëve në veri të Kosovës, dhe për këtë arsye presim që faktorët ndërkombëtarë politikë dhe të sigurisë në terren të reagojnë. Prania e Ushtrisë së Kosovës në veri, e cila shoqërohet nga ministri i tyre është absolutisht e papranueshme”.

Ai po ashtu thekson se nuk habitet që Prishtina nuk respekton marrëveshjet dhe kontratat, por se pret që përfaqësuesit e forcave ndërkombëtare të sigurisë të reagojnë për të parandaluar dhe dekurajuar provokime të tilla.

“Kërkojmë që KFOR-i të sanksionojë provokimet dhe demonstrimet e forcës të rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës, sepse incidente të tilla kanë potencial të ndezshëm dhe mund të shkaktojnë pasoja të pakontrolluara dhe të paparashikueshme”, tha Petkoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat