Pas dështimit të vizitës së Lavrovit në Serbi, Sali Berisha zbulon planin e Vuçiqit dhe Ramës

Lajme

Pas dështimit të vizitës së Lavrovit në Serbi, Sali Berisha zbulon planin e Vuçiqit dhe Ramës

Nga: A.M Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:19
Sali Berisha, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas anulimit të ministrit rus, Sergei Lavrov në Serbi.

Ai në një postim në Facebook mirëpriti vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për ndalimin fluturimit të avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore.

Krahas kësaj, Berisha e dënojë aktin antikombëtar, anti evropian të Edi Ramës, mbështetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur

“Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Goebelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur.

Të dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksandër Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosi Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë”,
deklaroi Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus!

Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Goebelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur.

Të dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksandër Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosi Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë.

Konkretisht Lavrov deklaroi për mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t'i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.

Më këtë rast përshëndes përzemërsisht vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për ndalimin fluturimit të avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore dhe dënoj me forcën më të madhe aktin antikombëtar, anti europian të Edi Ramës, mbështetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur. sb

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat