Gjatë ditës sëdjeshme, Erdin Haxhiu 30-vjeç humbi jetën dje tragjikisht në Prishtinë.
Ai u zu nga lisi në lagjen Pejton gjatë kohës kur vendi u përfshi me stuhi, shi e erëra të forta.
Kompania “Scardian Sigurime”, aty ku punonte viktima, ka shprehur ngushëllime.
Postimi i plotë:
Njoftim!
Të nderuar klient dhe qytetarë,
Ju njoftojmë se dje, me datën 06.06.2022, tragjikisht ka ndërruar jetë punonjësi i kompanisë sonë, kolegu Erdin Blakçori Haxhiu.
Me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, shoqërinë, kolegët dhe të gjithë të afërmit e tij!
Urtësia, mirësia dhe virtytet e larta për punën që Erdinin e karakterizonin, do t’i kujtojmë përherë dhe me plot mall!
Sinqerisht,
Scardian Sigurime