Samiti në Ohër/ Vuçiq deklarohet rreth “Ballkanin e hapur”, të pranishëm Abazaoviq, Rama dhe ambasadori amerikan

Lajme

Samiti në Ohër/ Vuçiq deklarohet rreth “Ballkanin e hapur”, të pranishëm Abazaoviq, Rama dhe ambasadori amerikan

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 17:28 Përditësuar në ora: 20:28 më 07.06.2022
Dritan Abazoviq, Edi Rama dhe Christopher Hill

Rama jep lajmin: Abazoviq futi zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një foto të takimit në Ohër me homologun malazez Dritan Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.

Rama shpreh kënaqësinë që Abazoviq iu bashkua zyrtarisht nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Ndërsa, për ambasadorin Hill tha se është mik i kahershëm i shqiptarëve.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

 

Vuçiq në Ohër: Ballkani i Hapur nuk e zëvendëson BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër deklaroi se Ballkani i Hapur sjell përfitime për vendet e rajonit dhe se ai nuk është zëvendësim i asgjëje, as për Bashkimin Evropian, por një iniciativë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai u tha gazetarëve përpara samitit të Ballkanit të Hapur se nuk kishte nevojë të justifikohej nëse dikush do të bashkohej apo jo.

“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në Ballkanin e Hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni që ne t'i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, nëse do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për Ballkanin e Hapur," i tha Vuçiq një gazetari që e pyeti nëse “Ballkani i Hapur” është më të vërtetë i hapur pa Kosovën, e cila ka refuzuar t’i bashkohet kësaj nisme.

Ai tha se ka biseduar për 25 minuta me komisionarin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për integrimin evropian të Serbisë, dialogun me Kosovën, si dhe vazhdimin e bisedimeve për çështjen e personave të pagjetur, raporton RTCG.

E papritur, ambasadori amerikan nga Beogradi shkon në takimin e Ballkanit të Hapur në Ohër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka publikuar disa fotografi nga Maqedonia e Veriut ku edhe pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të Ballkanit të Hapur. 

Abazoviq në fotografitë e publikuara është para nën shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ambasadori të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

“Në margjinat e OpenBalkan, bisedë e këndshme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin Christopher Hill”, ka shkruar Abazoviq.

“Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu”, ka shtuar tutje.

Vuçiq dhe Abazoviq arrijnë në Ohër për samitin e “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq kanë arritur në Ohër për të marrë pjesë në samitin e “Open Balkan”.

Në ndërkohë atyre pritet që t’iu bashkohet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Samiti i “Open Balkan” – ku do të marrin pjesë Maqedonia e Veriut si nikoqire, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia – do të mbahet sot dhe nesër.

Kjo është herë e parë ku në një takim të “Open Balkan” po merr pjesë përfaqësuesi i Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq, pasi deri tani ky vend e ka refuzuar pjesëmarrje në këtë nismë rajonale.

Por, është Kosova që vazhdon ta kundërshtojë këtë nismë rajonale. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, e ka refuzuar ftesën e homologut të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat