Biznesmeni dhe pronari i farbikes Meka, Burim Piraj, thotë se nuk ka Open Ballkan me një Serbi e cila është e mbyllur në mendësinë Millosheviqiane.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, nuk ka Open Ballkan me një kryetar, siç është Aleksandër Vuçiqi, i cili Kosovës i referohet si “Prishtina”.
Priaj shkruan se, pasi SHBA është pro Open Ballkanit, atëherë Republika e Kosovës duhet t’i bashkëngjitet si Republikë me të drejta të plota dhe kështu do e shohim se ‘Arroganti’ do të heq dorë nga kjo nismë.
Postimi i plotë:
Nuk ka "Open Balkans" me një Serbi të mbyllur në mendësinë Millosheviqiane!
Me një kryetar arragonat që Republikës së Kosovës i referohet "Prishtina"!
Pasi që ShBA është pro "Open Balkans" Republika e Kosovës si Republikë duhet të bashkëngjitet me të drejta të plota dhe do të shohim se Arroganti do të heq dorë nga kjo nismë.