Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit, nëse nuk doni kështu, atëherë...

Lajme

Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit, nëse nuk doni kështu, atëherë...

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:34
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Ohër se do t’i ofrohet Kosovës një marrëveshje, ku në këmbim të linjitit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike.

Vuçiq ka thënë se opsion tjetër është pagesa me para e linjitit.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para.

Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Ohër, ku po mbahet Samiti për “Ballkanin e Hapur”, raporton Tanjug.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat