Remi tregon për takimin e parë me komandantin e KFOR-it pas çlirimit

Lajme

Remi tregon për takimin e parë me komandantin e KFOR-it pas çlirimit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:21
Rrustem Mustafa-Remi

Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi ka treguar për takimin që ka pasur me ish-komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, David Jackson.

Mustafa tha se së bashku me NATO-n kanë përfunduar misionin kundër Serbisë.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës është e arritur e përbashkët i UÇK-së me SHBA-në.

“Ne që ishim nismëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillimet tona kemi qenë të vëmendshëm dhe në fitimin e zemrave dhe të përkrahjeve të NATO-s dhe shteteve të mëdha në botë. Për neve ka qenë e mirëseardhur edhe i kemi prit si njerëz që bashkërisht e kemi përfunduar misionin kundër Serbisë. Ishte angazhim i jashtëzakonshëm i NATO-s në atë kohë. Pavarësia e vendit është model i përbashkët i joni me SHBA-në dhe ka shkuar për mrekulli”, tha Mustafa.

Ai thotë se gjenerali Jackson në atë kohë ka bashkëpunuar me Zonën Operative të Llapit, teksa tregon se ishte komandanti i parë që takoi gjeneralin.

“Unë edhe sot ndihem mirë me trajtimin që e ka bërë gjeneral Jackson jo vetëm me të por me gjithë gjeneralët e asaj kohe, por Jackson bashkëpunonte me ne Zonën Operative të Llapit. Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë përsipër regjionin e zonës së llapit dhe ka pasur raporte më shumë se ditore me ne. Unë isha ndër komandantët e parë që u takova gjeneralin Jackson”, deklaroi Mustafa. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat