Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar pas takimit me Vuçiq se gjatë bisedës janë disktuar raportet bilaterale, ku është nënshkruar marrëveshja në fushën e kulturës si dhe situata aktuale në rajon dhe çështja e dialogut, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”
"Na gëzon fakti se raportet tona ekonomike po zhvillohen mirë, kemi krijuar mbi 75 mijë vende pune në kompanitë gjermane dhe ka nis partneriteti strategjik klimatik”, tha Scholz duke shtuar se mbështesin Serbinë në procesin e bashkëngjitjes në BE.
"Është me rëndësi që procesi i bashkëngjitjes të marr dinamikë, që qyteraët dhe deputetët të dinë se shpaguhet puna në këtë proces. Kjo është temë me rëndësi për ne, do vendosim procesin e Berlinit dhe të vazhdohet procesi i bashkëngjitjes” tha Scholz.
Por, të gjithë janë të preokupuar me “luftën e tmerrshme që po zhvillon Rusia në Ukrainë”.
"Kemi shumë viktima, janë shkatërruar qytete e fshtra, kjo është një luftë e pakuptimtë, por është me rëndësi që të gjithë të tregojmë solidaritet” tha kancelari gjerman, që njoftoi për 6 pakot me sanksione.
"Është me rëndësi që sa më shumë v ende të i bashkohen sanksioneve, krahas dërgimit të armatimit duhet ndihmohet Ukraina në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale. Janë 6 pako me sanksione që nuk zhduken lehtë dhe presim që atyre sanksioneve të ju bashkohen edhe vendet kandidate për BE ", tha Scholz.
Scholz tha se është i nevojshëm përparimi në dialog. “Ftoj liderët politik që të arrihet përparim, që të arrihet pajtim në çështje të vogla që kur përmblidhen avancojnë dialogun. Ne mbështesim Lajçakun dhe do japim kontributin tonë”, tha ai.
"Duam që vendet e Ballkanit perëndimor të kenë perspektivë në bashkëngjitjen në BE dhetë inkurajohen në përparim të mundshëm. BE në të ardhmen do jetë e suksesshme vetëm si tërësi e madhe”, tha Scholz.
Presidenti i Serbisë në takimin me gazetarë duke fol për raportet mes Beogradit edhe Prishtinës tha se kancelari kërkoi të bëjmë hapa të vegjël për të arritur sukses më të madh.
“Scholz ka kërkuar që të iu bashkohemi masave dhe sanksioneve ndaj Federatës Ruse që BE ka ndërmarr ndaj Rusisë. Unë fola për pozicionin tonë specifik kur flitet për Kosovën, energjetikën dhe raportet tradicionale me Rusinë”, tha Vuçiq duke shtuar se u bisedua edhe rreth vështirësive në dimrin që vjen.
"Scholz ishte korrekt dhe ofroi ndihmën e Gjermanisë në gjetjen e zgjidhjes në krizë që po ndjejmë në nivelin ditor në kuptimin e ndërtimit të kapaciteteve energjetike që duhet të na ndërlidhin me pjesën tjetër të rajonit”, tha Vuçiq, duke njoftuar ndërtimin e inter-konvektorit me Bullgarinë dhe do ndërtojë të njëjtën edhe me Maqedoninë.
Vuçiq tha se Serbia edhe Gjermania gjithnjë e më mirë po bashkëpunojnë në planin ekonomik.
“Në 4 muajt e parë është shënuar rritje për 25,7 për qind në shkëmbimin tregtar, presim që sivjet shkëmbimi të arrij vlerën prej 7,5 miliardë, duke e bërë Gjermaninë bindshëm partnerin më të madh tregtar të Serbisë", tha Vuçiq, ndërkohë që konfirmoi se kompanitë gjerman punësojnë 77 mijë njerëz në Serbi.
Sipas Vuçiq, Scholz ka sjell shpresën e re për të gjithë Ballkanin perëndimor. "Dëshiron të na dëgjojë dhe dëshmoj se ka perspektivë evropiane për Ballkanin, që është porosi për të gjithë ne në Ballkan”, tha ai.