“Çarshia po flet...”/ Pal Lekaj: Kam dëgjuar për rrahje mes Aliut dhe Durmishit

Lajme

“Çarshia po flet...”/ Pal Lekaj: Kam dëgjuar për rrahje mes Aliut dhe Durmishit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:49
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se ka dëgjuar se ka pasur përplasje fizike në mes të Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Liburn Aliu dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi.

Lekaj tha se një gjë të tillë e ka dëgjuar edhe nga brenda kësaj ministrie.

“Çarshia po flet por unë nuk kam ndonjë argument”, tha Leka.

“Kam dëgjuar nëpër okulare se ka pasur përlamje fizike mes ministrit dhe zëvendësministrit por unë nuk jam ai që e vërtetojë”, shtoi ai.

“Unë kam dëgjuar por nuk e kam parë vetë, derisa nuk e shoh vetë s’mund të them se ka ndodhur kjo. Kam dëgjuar brenda ministrisë dhe në okulare, por flet Çarshia”, tha Lekaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat