Në rast se cilido nga lista ekzistuese prej të cilës po ftohen në biseda arrestohet, do pasojnë protesta dhe beteja me të gjitha mjetet demokratike e jodemokratike dhe mos-dëgjim popullor, kanë thënë drejtuesit e Listës Serbe, duke bërë kërcënim të hapur ndaj institucioneve të vendit.
Lajmërojmë Prishtinën dhe opinionin e gjerë se populli serb në Kosovë është më i organizuar se asnjëherë më përpara, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
Sipas LS, kjo porosi e qartë dërgohet me rastin e vazhdimit të dërgimit të ftesave për qytetarët serb ku ngarkohen me “rrënim të rregullimit kushtetues, lista përmban 72 persona nga veriu, për shkak të protestave të organizuara me rastin e fillimit të vendosjes së tiketave ngjitëse për automjete.
Sipas LS me urdhëresë të prokurorisë speciale kjo listë është plotësuar edhe me drejtues të LS, policia ka tentuar që ftesa për bisedë informuese të ju dorëzohen edhe kreut të SL Goran Rakiç dhe nënkryetarit e anëtarit Igor Simiç dhe Slavko Simiç.
Përfaqësuesit e LS këto ftesa për bisedë para organeve të Prishtinës nuk i kanë pranuar dhe bëjnë ftesë që edhe qytetarëve tjerë që ju shkojnë mos të i pranojnë:
“Mbesim pranë qëndrimit se asnjë person nga ajo listë, sikurse as anëtarët e Sl nuk do ju përgjigjen ftesave sepse kjo është përndjekje politike me qëllim dëbimin e qytetarëve tanë nga veriu” thonë në LS.
Përveç përfaqësuesve të SL në listë të prokurorisë speciale për shkak të rrënimit të rregullimit kushtetues gjenden edhe afaristë dhe qytetarë që morën pjesë në protestat e shtatorit dhe tetorit në Jarinje edhe Bernjak lidhur me tabelat e automjeteve, pas vendimit të Prishtinës për ndalimin e tabelave serbe gjatë lëvizjes në Kosovë.
Edhe pse protestat patën marr fund pas dy jave dhe u arrit marrëveshja për tiketa ngjitëse mbi simbole, ende nuk ka marrëveshja rreth kësaj çështje, që sipas LS për shkak obstruksionit të Prishtinës në takimet në Bruksel dhe në lidhje me këtë ata ftojnë qytetarët në biseda
Ky hap sipas tyre bëhet me qëllim frikësimit dhe heqjes së drejtës së vetme demokratike , për protesta kundër padrejtësive të Prishtinës dhe ne nuk do lejojmë akte të njëanshme të dhunës ndaj qytetarëve tonë, thonë ata.