​Publikohet agjenda për Ditën e Paqes

Lajme

​Publikohet agjenda për Ditën e Paqes

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes, respektivisht 23 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në cilësi të organizatorit, ka publikuar agjendën e aktiviteteve të planifikuara.

Sipas agjendës, sonte në ora 20:00, mbahet koncert muzikor i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Agjenda për 12 Qershor - Dita e Paqes

08:30 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë; 

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat