Gazetari britanik që pasqyroi luftën në Kosovë, Smith: E kujtoj shumë mirë atë kohë...

Lajme

Gazetari britanik që pasqyroi luftën në Kosovë, Smith: E kujtoj shumë mirë atë kohë...

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:52
Vaughan Smith

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është shënuar “Dita e Çlirimit” të kryeqytetit, me ç’rast “Qytetar nderi” u shpall gazetari britanik, Vaughan Smith për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999, përmes punës së tij.

E pas shpalljes “Qytetar nderi”, Smith mbajti një fjalim të shkurtër para asamblistëve të Prishtinës, duke kujtuar kohën kur kishte raportuar për Kosovën, kujtimet e së cilës ende i ka të freskëta.

Ai falënderuar komunën e Prishtinës për nderin që i kanë bërë, ndërsa me shaka tha nëse i duhet tashmë të paguaj taksa.

“Është nder i jashtëzakonshëm për mua të jem këtu dhe të shpallem “Qytetar nderi’”, tha Smith.

“Kam shumë shok në Prishtinë…Tani ndihem i privilegjuar të jem tani edhe nga Prishtina.. ‘A më duhet të paguajë taksa tani”, pyeti me shaka gazetari britanik.

Duke parë sekuenca të raportimeve të tij që u lëshuan në mbledhjen e asamblistëve të Prishtinës, ai tha se e kujton shumë mirë atë kohë dhe ende e prekin ato pamje.

“Kur i mendoj ato pamje që i pash sot prapë ende prekem, e kujtoj atë kohë shumë mirë. Imazhin që kisha për Kosovë, djegia e shtëpive, shkatërrimi i pasurisë, brutalitetit, etj… Për mua ishte e prekshme të shihja sërish këtë video…”, tha ai.

Por sipas Vaughan Smith i vjen mirë të shoh përparimin që është bërë.

Duke përmendur masakrat që janë bërë në Kosovë, ai potencoi fuqinë e mediave në pasqyrimin e ngjarjeve, rrjedhimisht masakrave që kanë ndodhur në Kosovë.

Ndryshe, në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është shënuar “Dita e Çlirimit” të kryeqytetit, me ç’rast qytetar nderi u shpall gazetari britanik, Vaughan Smith për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999, përmes punës së tij.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në seancën solemne tha se gazetari britanik Smith, ka pasqyruar luftën e fundit në vend përmes punës së tij.

Ai po ashtu gjatë kësaj seance paraqiti punën e gazetarit Smith përmes një video-incizimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat