Gjenerali Jackson deklaratë e vitit 2016: Gjithnjë do ta kujtojë 12 qershorin si dhe tërheqjen e forcave serbe

Lajme

Gjenerali Jackson deklaratë e vitit 2016: Gjithnjë do ta kujtojë 12 qershorin si dhe tërheqjen e forcave serbe

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 10:49
Michael David Jackson

Në emisionin Info Magazine më 20 shtator të vitit 2016, ishte një i ftuar special, komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik i cili çliroi Kosovën, pasi fillimisht përzuri nga këtu forcat serbe, Michael David Jackson.

Jackson kishte thënë se për të ishte është një privilegj, pasi gjatë asaj dite ishte nderuar me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Është një privilegj i lartë që të nderohem nga përfaqësuesit e vendit por duhet ta kuptoni që kam një lidhje të veçantë me Kosovën”, kishte thënë Jackson.

“Sot të pranoj medalje nga presidenti ka qenë një rast mjaft i veçantë. Medaljen e vetme nga jashtë që e kam është nga Republika Çeke kështu që edhe e sotmja është mjaft e veçantë”.

Gjenerali britanik ishte shprehur se gjithmonë do ta kujtojë momentin kur forcat serbe ishin larguar nga Kosova.

“Gjithnjë do ta kujtojë 12 qershorin si dhe tërheqjen e forcave serbe, kjo ka përfunduar brenda 11 ditëve atëbotë Administrat e Kosovës ka qenë në një masë të madhe kështu kemi pasur ndjenja të pashmangshme pas një konflikti”.

“Ka pasur tensione pavarësisht përpjekjeve tona, ka pasur vrasje për hakmarrje nuk ka qenë kohë shumë e mirë”.

Jackson ishte shprehur se me kthimin e tij në Kosovë kishte parë ndryshime të mëdha.

“Sot aterova sot në aeroport dhe e pashë ndërtesa të reja, hotele të reja dhe megjithatë është një kujtim në 1999 pas futjes së KFOR-it njerëzit i hiqnin tabelat e regjistrimit”, kishte thënë Jackson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat