Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për UÇK-në.
Ai tha se nëse nuk je për UÇK-në, kuptohet që je edhe kundër saj.
Sipas tij, UÇK-ja ka bërë historinë.
"Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë.
Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë", shkruan Klinaku.