Tragjedi në Peran të Podujevës: Arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Lajme

Tragjedi në Peran të Podujevës: Arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:43 Përditësuar në ora: 21:06 më 13.06.2022
Foto ilustrim

Historia e ngjarjes tragjike në Podujevë: Problemi mes babait dhe djalit që çoi në vrasje – Çka kishte ndodhur saktësisht?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Peran të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një i ri.

Dyshohet se babai e ka vrarë djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.

I vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli, ky i fundit tashmë i arrestuar nga organet e rendit.

Llapi.info mëson se problemet mes tyre kishin nisur qysh kohë më parë.Madje, zyrtarë policorë kanë konfirmuar se shumë raste janë hapur në polici për konfliktin mes babait dhe djalit për një kontest pronësor.

Para një jave dyshohet se mes tyre kishte pasur po ashtu konflikt fizik për të njëjtën tokë, për çka ishte hapur edhe rast në polici.

 

Arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Media raportoi pak më parë për një rast tragjik që ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari, babai i viktimës tashmë është arrestuar, por ende nuk e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer.

Sinjali mëson se vrasja ndodhi si shkak i problemeve pronësore.

Lidhur me rastin media do t’iu mbajë të informuar.

Tragjedi në Podujevë: Dyshohet se babai vrau djalin e tij me kallash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Peran të komunës së Podujevës, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vdekur.

Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit. 

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar, respektivisht babai i viktimës. 

Një person është vrarë sot rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci.

Siç ka mësuar Llapi.info, vrasje dyshohet të ketë ndodhur brenda një familje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat