Dramaturgu serb Çedomir Petroviç: Po të kishim mend moti do ta kishim pranuar Kosovën dhe do ecnim përpara, tash Serbia po vajton

Lajme

Dramaturgu serb Çedomir Petroviç: Po të kishim mend moti do ta kishim pranuar Kosovën dhe do ecnim përpara, tash Serbia po vajton

Nga: F. B. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 09:46
Çedomir Petroviç

Dramaturgu serb Çedomir Petroviç ka publikuar një tekst autorial ku kritikon pushtetin aktual që vazhdon të pengohet në kënetën e rrezikshme duke përkeqësuar edhe ashtu pozitën e brishtë në BE, Po të kishim mend moti kishin pranuar Kosovën dhe do ecnim përpara , tash kur Sholc “shtrëngon” – Serbia vajton shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Të njohim pavarësinë e diçkaje që ka kohë nuk e posedojmë? Diçka që e kishim, por që në një kohë pas luftërave ballkanike lehtë e sigurt e humbëm, duke krijuar aparteid lokal ndaj banorëve të pafajshëm shqiptar, ndërsa pastaj edhe krimeve të rënda, duhet thënë të vërtetën se krime ka pasur edhe nga shqiptarët mbi serbët, shkruan ai.

Të gjitha diplomacitë dhe politikat janë kurva, edhe ne i përkasim atij rrethi, veç s përpiqemi të jemi të pavarur dhe gjithë e “hamë e na e trusin”. Na duhet një makro, që do të na shfrytëzoj, por që edhe do të na jap e mbroj dhe do na shpie tek të pasurit, duke na mbrojtur nga të egrit.

E zgjodhëm BE si makro, nëse zgjedhim dike tjetër vetëm do na “trus” edhe nuk do na jap send.

Politika jonë me kohë do bëhet kurvë me vlerë, do na i fshijë një pjesë të së kaluarës së fëlliqtë dhe do hyjmë në rrethin e kurvave elite. Kështu ka ndodhur me të gjitha vendet, shumica e vendeve të fuqishme perëndimore dikur ishin kolonizuese, kanë bërë aparteid, fashizëm , holokaust, gjenocid dhe janë bërë të ndershme dhe janë fal.

Mos të vijmë n situatën që BE të ndërpres çdo komunikim me ne, sepse ne kemi kërkuar të hyjmë atje, ata janë të nevojshëm për ne si buka. Ata nuk na kanë thirr, ne nuk jemi të nevojshëm për ata. Ata tash tundin gjithë botën, kanë shkund edhe tund edhe dikur vendin e fuqishëm Rusinë, sot shumë të dobët- po çka do të bëjnë me ne?

Qeveria e Serbisë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.

Mos të kundërshtohet as “marrja e karriges” së Kosovës në OKB.

Duhen vendos raporte diplomatike dhe duhet shkëmbyer ambasadorët me Kosovën.

Duhet vendosur sanksione Rusisë.

Duehn ndaluar hyrjen e personave për të cilët BE i ka vënë në listën e të padëshiruarve.

Duhet ndihmuar Srpsken që atje në pushtet të vij dikush i përgjegjshëm e normal që kupton bashkëjetesën me fqinjët.

Duhet vendosur edhe intensifikuar raportet më të mira të mundshme me vendet përreth neve.

Duhet pranuar në tërësi politikën e qartë kristale të BE-së si politikën tonë.

Thonë se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta, ndryshohet nëse nuk vlen e shumëçka nuk vlen, nëse na sjell në situatën që seriozisht rrezikon ekzistencën e kombit.

Vazhdimisht numërojmë sa vende e pranuan Kosovën dhe kush jo. Këtu shihen kush janë miqtë tanë, kush jo. Një marrëzi e pakuptimtë. Këtu shihet lush është pragmatik, i mençur edhe kush mbron interesat e popullit të vetë dhe kush ka problem të ngjashëm në oborrin e vetë dhe frikësohet se macja një ditë do luaj para derës së saj.

Po të ishim të mençur, të kishim guxim edhe mençuri  që të parët të njihnim pavarësinë e Kosovës dhe të bënim atë që na thoshte dhe kërkonte BE, sot me muaj e vite do ishim përpara nga harmonizimi dhe përmbushja e kapitujve që duhet miratuar ashtu si janë- mbase mund të ishim edhe në BE?

Nuk bëhet fjalë se ne mund të ankohemi këtu diçka, të propozojmë apo ndryshojmë. Ne jemi nxënësi e para neve është mësuesja që na thotë – hapni fletoren, mprehni lapsin dhe shkruani lexueshëm edhe qartë. Sot do të kemi diktat: Obligohem se do të....

Kometa e Halejit paraqitet në qiell njëherë në 76 vjet, rrallë kush ka mundësi ta shoh dy herë në jetë. Nëse tash lëshojmë rastin për të hyrë në BE, që tash e kemi, rastin tjetër mund ta ketë vetëm ndonjë gjeneratë e re, nëse jetojnë.

Paratë që do merrnim nga ShBA dhe BE, do ishin të mirëseardhura për ekonominë tonë për arsimim dhe ngritje të popullit, para se të hyjmë në BE, sepse ka shumë mërzi ndaj serbëve, kulturës edhe besimit tonë.

Ne ende s’jemi larguar nga Kosova. Ende jemi të përthurur në rrjetën e nacionalizmit më të zi ndër shekuj dhe traditën e gurëzuar me ndihmën dhe nën patronatin e Kishës ortodokse serbe.

Koha është ndal për neve

A duhet populli serb që të pyetet në referendum, a është për ndryshim të Kushtetutës? Ndoshta do të ishte më e mençur të kërcehet kjo, është popull i çuditshëm ky i yni.

Moti ka qenë rrezik, nëse i jepet fati në duar.

Ka të tillë që si në të kaluarën do ja mësyjnë Kosovës me ushtri? Nuk jam shumë i sigurt se kjo do të ishte gjë e mençur

Do të ishte kjo lëvizja e fundit dhe beteja e fundit e ushtrisë sonë, që do zgjaste tepër shkurt dhe pas të cilës nuk do t na duhet fare as BE, as askush në botë, përfundon tekstin autorial Petroviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat