Vuçiq: Kosova do të shpërblehet më 23 qershor në Bruksel!

Lajme

Vuçiq: Kosova do të shpërblehet më 23 qershor në Bruksel!

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:34
Aleksandar Vuçiq

“Do të jetë interesante më 23 qershor në Bruksel, kur duhet të merren vendimet për Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor… Për herë të parë, askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq.

“Mund ta marr me mend se do t’i jepet Ukrainës statusi i kandidatit, por nuk do të jetë bash ashtu, në fakt  do t’u jepet statusi i kandidatit, por kjo do të duhet të konfirmohet në një konferencë. Do të jetë e ngjashme edhe me Moldavinë, dhe kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, nuk besoj se do ta thyejnë Bullgarinë në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe ky është një problem i madh. Ne presim kritika të mëdha në llogarinë tonë. Unë pyes se çfarë duhet të bëjmë tani, ta njohim Kosovën?”, pyeti Vuçiq dhe shtoi se Kosova është i vetmi vend ku ka ndodhur një konflikt ushtarak dhe ku shkalla e kthimit “është më e ulët se tre për qind”.

“Nuk ka asgjë të tillë askund në botë, nuk i intereson askujt, nuk i ka interesuar askujt dhe mos mendoni se do t’i interesojë. Nuk do ta pranojnë gabimin. Nga këndvështrimi i tyre, duke na bombarduar bënë një gjë të mirë, dhe ata nuk do ta ndryshojnë këtë qëndrim. Ata po ngritin aktakuza kundër njerëzve që i kanë kundërshtuar politikisht në veri të Kosovës, duan të dëbojnë serbët. Qëllimi i vetëm i tyre është të pastrojnë veriun e Kosovës, të gjithë heshtin dhe të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë. Pres që ata të shpërblehen në Bruksel më 23 qershor. Si do ta shpjegojnë atë shpërblim, sidomos të atyre që nuk kanë bërë asgjë në dialog?”, pyeti presidenti i Serbisë.

Nga ana tjetër, Vuçiq nuk harron rëndësinë e investimeve evropiane në Serbi.

“A mundemi pa Evropën dhe pa investimet e tyre? Nuk mendoj kështu. Duhet të jemi racionalë që të mos na mbizotërojnë emocionet. Qeveria do të zgjidhet dhe do të ketë legjitimitet. Ne nuk jemi fuqi botërore që të durojmë gjithçka, por ne duhet të respektojmë veten dhe tani për tani ia kemi dal”, ka thënë Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat