Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e sotme drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Rama ka ndarë foto ku shihet i shoqëruar me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa ngjisin shkallët e avionit.
Ata do të udhëtojnë bashkë për në kryeqytetin ukrainas, ku Rusia ka filluar luftën më shumë se 100 ditë më parë.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama.