Rreth 500 punëtorë të RTK-së me paga 1000 deri1500 euro

Lajme

Rreth 500 punëtorë të RTK-së me paga 1000 deri1500 euro

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:39
Radio Televizionit të Kosovës

Mbi 51 për qind e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës paguhen në vlerë prej një mijë deri një mijë e 500 euro.

Kështu është bërë e ditur nga një publikim i Institutit GAP, bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas këtij publikimi, gjatë vitit 2021 në RTK paga kanë marrë rreth 900 persona si punëtorë të qëndrueshëm, teksa numri i të punësuarve në dhjetori ishte rreth 990.

Tutje, bazuar në të dhënat shihet se 28 për qind e të punësuarve marrin pagë prej 1200 deri 1500 euro, teksa mbi 23 për qind janë në grupin e pagave prej një mijë deri një mijë e 200 euro.

Ndërkaq, gati 9 për qind të të punësuarve në RTK kanë pagë mbi 1500 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat