Ministria e Jashtme e Greqisë ka emëruar ambasadoren Sofia Grammata si e dërguar speciale e këtij vendi për Ballkanin Perëndimor.
Vendimi është marrë nga ministri i Jashtëm Nikos Dendias, thuhet në një deklaratë të ministrisë, raporton ekathimerini.
“Në këtë drejtim, ajo promovon konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, të ligjit ndërkombëtar dhe mbështet në mënyrë aktive perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.
Grammata mori detyrën si e dërguar e Greqisë në Rumani, me akreditimin e njëkohshëm në Moldavi në vitin 2019. Ajo ka shërbyer më parë si drejtuese e Drejtorisë për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme. Grammata do të vazhdojë të kryejë detyrat e reja paralelisht me ato ekzistuese.