Punëtori 45 vjeçar, Jakup Berisha ndërroi jetë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës.
Ai do të varroset sot në varrezat e fshati Zakut, të Podujevës.
45 vjeçari ra nga një lartësi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Ndryshe, rastin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku në përgjigjen e tyre thuhej se rasti ishte iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.