Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën”, në Serbi, ka thënë të martën se nëse “Kosova e zbaton marrëveshjen për energjinë atëherë nga kjo do të përfitojnë serbët”.
Sipas tij “në radhë të parë përfiton populli serb”, transmeton Tanjug.
Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 21 qershor në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), do të licencojë një kompani me emrin “Elektroserver” për të mbledhur faturat e energjisë elektrike të serbëve të Veriut.
Energjia në Veriun e Kosovës ka qenë vazhdimisht problem, pasi janë kritikuar qeveritë e pasluftës për pagimin e rrymës për serbet në veri.
Marrëveshja pos në Prishtinë e Beograd është përshëndetur edhe nga Tirana dhe Brukseli.