Disa qytetarë shqiptarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në veri të Mitrovicës, thonë se nuk do të paguajnë rrymën e shpenzuar, nëse paratë e tyre i shkojnë një kompanie serbe.
Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia kanë arritur te një dakordim, që i hap rrugë faturimit të rrymës në veri.
"Do ta paguajmë nëse paratë shkojnë në fond të Kosovës, ndryshe jo". /REL