Sabri Salaj, nënkryetar i Forcës së Re Demokratike - Forca është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit. Kështu ka vendosur njëzëri Këshilli Qendror i kësaj parti politike. Salaj ka përfunduar studimet pasdiplomike në Prishtinë dhe mori titullin ,,Master i Arteve për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci’’ në punimin shkencorë ,,Diplomacia dhe zgjidhja e çështjes së Ulqinit’’.
Ka ndjekur me sukses trajnimin profesional pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në periudhën qershor 2010 - qershor 2012 në fushat integrime rajonale, protokoll, diplomaci publike, integrime euroatlantike, BE dhe NATO.
Salaj punon në Kuvendin e Komunës së Ulqinit si ,,Këshilltar i Pavarur I”..
Prej vitit 2014 është këshilltar i klubit të Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Është anëtar i Këshillit Qendror, kurse nga nëntori i vitit 2021 ushtron detyrën e nënkryetarit të Forcës së Re Demokratike.