Zgjedhjet e përsëritura që ishte planifikuar të organizohen të enjten që kaloi, nuk u mbajtën pasi dështoi ndarja e detyrave në komisionin zgjedhor dhe më pas edhe për shkak paralajmërimit të bombës së vendosur, kështu që u vendos shtyrja për datë tjetër nga KRZ.
Anëtarët e KRZ në mbledhjen e mbajtur konfirmuan se për datën 30 qershor, kur do mbahen zgjedhjet në Ternoc, janë shtyp 1 mijë e 89 fletëvotime, aq sa ka votues të regjistruar në vendvotimin numër 6 në Ternoc të komunës së Bujanovcit, ato do të jenë në gjuhën shqipe edhe gjuhën serbe.
Fletëvotimet do të jenë në ngjyra të ndryshme me atë të listës kontrolluese, kanë thënë në KRZ.
Përndryshe, dështimi i mbajtjes së zgjedhjeve para dy dite në Ternoc, do duhej të ishte hera e tretë e përsëritur, pasi dy herë më parë janë anuluar zgjedhjet për shkak ankesave për parregullsi, kështu që pritet që me 30 qershor përfundimisht të dihet kujt do i shkojë mandati Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të cilëve iu munguan vetëm 12 vota të kalojnë pragun, apo SPS.
Në zgjedhjet e përsëritura të 27 majit në vendvotimin numër 6 në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Ternoc të Madh, nga 1 mijë e 89 vota, koalicioni i Shqiptarëve të Luginës me në krye Shaip KAmberin mori 598 vota, që për 12 vota e lanë jashtë kalimit të pragut dhe mandatit të deputetit.
Besohet se kësaj radhe, banorët e Ternocit shumica shqiptar, do të dalin më masovikisht në zgjedhje dhe do të votojnë për veten e tyre, duke mundësuar Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës kalimin e pragut dhe hyrjen në Parlament