Kryetarja e OJQ-së Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka publikuar në Twitter se “arsyeja misterioze” e ndalimit të saj të premten në aeroportin e Beogradit, “Nikolla Teslla” ka qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi penale ndaj saj.
“Më ndaluan të largohem nga Serbia për shkak të një padie të ngritur nga një person i cili është nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, por unë nuk jam”, ka thënë Trajkoviq.
Të përkujtojmë, të premten policia kufitare, në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd ia ndaloi Rada Trajkoviqit të dalë nga Serbia, e cila udhëtonte në Podgoricë, por nuk i ishte treguar arsyeja e ndalimit.
“Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi, unë, doktor dhe profesor”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter të premten, pa dhënë më shumë detaje.