Sot në orët e para të mëngjesit besimtarët mysliman ia kanë mësyer Mekës, për të kryer obligimin e tyre fetar, atë të haxhit.
Edhe nga Kosova qindra persona kanë udhëtuar drejtë vendit ku pret miliona mysliman çdo vit.
Në mesin e kosovarëve është edhe një deputet i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani..
Rrahmani njihet si praktikues i fesë në opinion, e si duket tani ka vendosur të marr edhe epitetin e haxhisë.
Kujtojmë se këtë vit Haxhi po kushton për kosovarët mbi 5 mijë euro, gjë që ka nxitur jo pak reagime në opinion për çmimet e larta.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/28/850x636_auto_K16563962331656396741.jpg)