Zyra e Petkoviqit reagon pas arrestimit të djeshëm të Milorad Gjokoviqit, nga Vitomirica

Lajme

Zyra e Petkoviqit reagon pas arrestimit të djeshëm të Milorad Gjokoviqit, nga Vitomirica

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:21
Petar Pekoviq

E ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën “ka dënuar ashpër fushatën e frikësimit të popullit serb në Kosovë”, e cila vazhdon, siç thuhet në deklaratë, “me arrestimin e djeshëm të Milorad Gjokoviqit, nga Vitomirica”.

“Gjokoviq është arrestuar dje rreth mesditës, në Pejë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte dhe i është caktuar masa e ndalimit nga policia për 48 orë. Zyra për Kosovë, si gjithmonë në raste të tilla, ka siguruar një avokat për Millorad Gjokoviqin dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme ligjore falas”, pretendohet në deklaratë.

Shtohet se kjo zyre “do të shprehë protestën e saj më të fortë nëpër misionet dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, duke paralajmëruar se aktakuzat për krime të supozuara të luftës kanë qenë një instrument që pengon kthimin e serbëve të zhvendosur për vite me radhë”.

“Duke qenë se ky është një model i përpunuar për rrezikimin e të drejtave personale dhe kolektive të serbëve në Kosovë, përfaqësuesit më të lartë të BE-së, misioni i të cilëve është përgjegjës për vendosjen e sundimit të ligjit në “krahinë”, do të informohen në Bruksel”, shkruan në kumtesën e zyrës së Petkoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat