Si do paguhet rryma në veri pas një gjysmë shekulli? Dilema dhe qëndrimet ndryshe rreth Vallaçit

Lajme

Si do paguhet rryma në veri pas një gjysmë shekulli? Dilema dhe qëndrimet ndryshe rreth Vallaçit

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:10
Ilustrim

Një javë pas arritjes së marrëveshjes energjetike për veriun, është realizuar edhe pika e parë e marrëveshjes, për licencimin e kompanisë "Elektrosever" dhe ajo tashmë ka licencë pune, por Beogradi edhe Prishtina kanë qëndrime ndryshe rreth kontrollit mbi Vallaç, trafo kjo e rëndësishme edhe për Evropën, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Licencimi është hapi i parë, ndërsa "Elektrosever", kur të nënshkruhen të gjitha marrëveshjet duhet të marr kodin identifikues energjetik (EIC) dhe të nënshkruaj kontrata me konsumatorët, që pas 23 viteve do marrin faturat për rrymë.

Banorët e Zubin Potokut janë të kujdesshëm në vlerësime dhe shpresojnë se pagesa nuk do shkojë në dëm të tyre.

Ditë më parë në ndërtesën e "Elektrokosmet" në Mitrovicë u hodh bombë pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel. Udhërrëfyesi për energji parashikon që brenda 230 ditëve KEDS dhe KOSTT, kompani këto me seli në Prishtinë të marrin qasjen në trafon në Vallaç dhe pajisjet tjera shpërndarëse.

Përveç dilemës rreth pagesës në euro apo dinar, opinioni në veri po interesohet edhe çka do të thotë qasja në trafon në Vallaç dhe konkretisht kush do menaxhoj me te.

Në Prishtinë thonë se kompania e saj, ndërsa në qeverinë e Serbisë thonë se me Vallaç do menaxhoj "Elektrosever".

"Kreu i Zyrës së Rregullatorit të energjisë në Prishtinë Imer Fejzullahu tha se KOSTT dhe KEDS do kenë qasje të pakufizuar në pasurinë e vetë bë komunat në veri, ndërsa Elektrosever nuka ka të drejtë qasje në Vallaç, përveç të drejtës që kanë furnizuesit” tha Fejzullahu.

Nga ana tjetër, shefi i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Petar Petkoviç thotë se të gjitha aktivitetet në mirëmbajtjen e rrjetit janë nga kompania “Eektrosever".

Kur flitet për KOSTT dhe KEDS si operator, nuk përjashtohet mundësia e marrëveshjes me "Elektrosever" sipas nevojës në Vallaç dhe kudo në rrjetën energjetike në veri, por assesi pa miratim edhe prani të "Elektrosever", përkatësisht punonjësve tanë, tha Petkoviç.

Interesimi rreth menaxhimit me trafon e Vallaçit nuk është pa arsye, pasi ajo tejkalon rëndësinë lokale.

Aktvisti lokal në veri Dushan Radakoviç thekson se trafo në Vallaç është nyje e elektor-sistemit të Evropës.

"Përmes kësaj trafo rryma mund të eksportohet në secilin vend të Evropës. Aq sa është e rëndësishme për Evropën, po ashtu edhe për Ballkanin e më së shumti për Kosovën" , tha  Radakoviç.

Parashikohet që pjesëmarrësit në marrëveshje deri në gusht apo fillim të shtatorit mund të krijojnë kushte për nisjen e pagesës së rrymës. Para kësaj duhet regjistruar orët, rregulluar infrastrukturën dhe nënshkruar kontratat me konsumatorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat