Festa e ‘Vidovdanit’ po mbahet në Gazimestan, nga pjesëtarë serb. E ata në këtë vend i sollen 15 autobus, për të festuar këtë datë.
Manifestimi qendror, po përcillet me praninë e shtuar të policisë së Kosovës.
Ndonëse u raportua se në Gazimestan pjesëtarët serbë kanë hyrë për të festuar ‘Vidovdanin’ pa flamuj e simbole serbe, një gjë e tillë nuk po del të jetë e saktë.
Gazetarët po qëndrojnë në Gazimestan. Ata, atje kanë parë qytetarë që në krahë mbanin famujt e Serbisë.
I gjithë manifestimi qendror po përcillet me prani të shtuar të Policisë së Kosovës.