Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimin në Facebook ka treguar se është gjobitur nga policia.
Arsyeja e kësaj gjobe ka qenë mos respektimi i shenjës së trafikut “ndalim i hyrjes në shesh me bicikletë".
Pavarësisht kësaj, Gjinvoci kishe fjalë të mira për policët derisa e mirëpriti edhe gjobën.
“O po mirë ma bonën, veç s'e kisha pasë ditë që s'bon.
3 policë fantastik, të sjellshëm, profesionistë, ishin dalê e zbatojshin ligjin. A ka ma lezet? S'ka”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
"I njejti nuk e respekton shenjen e trafikut "ndalim i hyrjes ne shesh me biciklete".
Shumë e saktë 👌
O po mirë ma bonën 😅, veç s'e kisha pasë ditë që s'bon.
3 policë fantastik, të sjellshëm, profesionistë, ishin dalê e zbatojshin ligjin. A ka ma lezet? S'ka.