Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar në Facebook se nëse kryeministri, Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, njëmend e duan UÇK-në, ky i fundit tashmë do të ishte i shkarkuar.
Ajo ka publikuar vendimin e Ramush Haradinajt, kur ky ishte kryeministër dhe kishte shkarkuar zv/ministren e drejtësisë, Vesna Mikiq, pas deklaratave që kjo i kishte bërë për luftën në Kosovë.
Musliu ka shkruar se “Ramushi për 24 ore e pat rahatu kete zonjen” që siç shkruan deputetja ka bërë kundër luftës.
“Qe çka duhet me ba Albini me Hekuran Muratin. Veç duhet me e dashte pernime UÇK-në dhe me pase vullnet me vepru. Ramushi për 24 ore e pat rahatu kete zonjen qe pat fole kundër luftës. Unë jam e lumtur qe e pata senzibilizu opinionin në ate kohe edhe pse nga kjo zonja do t’sjame i pata hanger”, shkruan ajo.