Publicisti Veton Surroi do të jetë kandidat i Kosovës për Sekretar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për periudhën 2022-2024.
Kështu të paktën raporton “Kosovo Online” nga burimet diplomatike.
Nga ky medium thonë se nga një shënim të cilin kanë pasur qasje ta shohin, kanë parë se Qeveria e Kosovës një propozim të tillë ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.
Në atë dokument, siç shkruan ky medium, thuhet se Surroi është i njohur në rajon për përkushtimin e tij për paqen dhe pajtimin, si dhe për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të popujve të Evropës Juglindore.