Në Skënderaj pas një mosmarrveshje ndërmjet policëve e disa qytetarëve, dy nga policët mbeten të plagosur.
Njëri nga të dyshuarit e kësaj ngjarje është edhe ish nënkyetari i komunës së Skenderajt, ish deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.
Njëri nga policët e plagosur është Mërgim Geci.
Gazeta ka kontaktuar me ish deputetin e LDK-së, Gani Gecin, për të pyetur nëse kjo ngjarje lidhet me të, ose nëse ka lidhje familjare me policin e plagosur.
Geci mohoi se ka ndonje lidhje familjare me të.
“Jo, jo, jo nuk është i joni. S’kemi na as në TMK as në FSK as në polici asnjë hiq. Njo e kemi pasë në polici edhe ky ka dalë në penzi. S’osht i joni, Gec tjetër është ai” ka tënë Gani Geci.