Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka komentuar përsëri ngjarjen e ndodhur në Skenderaj ku të plagosur mbetën dy polic.
E njëri nga ta është Mërgim Geci, ku ish deputeti gjatë ditës së djeshme, u deklarua se nuk është familjar i tij.
Geci ka shkruar se Mërgimi është djali i Shefqet Gecit, i cili është drejtor shkolle në Llaushë.
“Me të vërtet disa nga gazetarët janë mjerim! Mua më pyti a është i familjes tuaj të ngushtë? Pra a është i vëllezërve tu? Unë i thash jo nuk është i familjes sime as i familjës së Bajraktarve. I thashë ne familja e Bajraktarit të Llaushës nuk kemi ndonjë djalë as në Polici as në FSK. I thash një e kemi pas FSK edhe ai ka dal pension bile jemi bashk tu pi kafe në këtë moment. Po Mergimi është Gec është djali i Shefqet Gecit, Drejtorit të Shkollës në Llaushë. Është djal i mirë deri në pikë të fundit”, ka shkruar Geci.