Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me deklaratat për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranëve.
Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se ministri i Financave i ka fyer dhe ofenduar vlerat e popullit, në një përplasje në debat me Krenar Shala, një analist televiziv të afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Limajt, falja e Muratit nuk mjafton dhe i njëjti duhet shkarkuar.
“Lufta në Kosovë, zyrtarisht, prej momentit kur ka dal UÇK-ja. A ka pasë luftë në Kosovë më 1998? Po ka pasë. Ne e kemi ministër një njeri i cili thotë vetëm tre muaj ka pasë luftë në Kosovë”, ka thënë ai.
“Këqyrem në sy, Ismet Jashari është vrarë në 98-n, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi u vra në 98-n. Po t’i përmendi disa nga emrat”, tha Limaj.
“Falja nuk mjafton, kjo nuk mbyllet me falje. Në qat sekond u dasht me u shkarku nga Albini”, tha Limaj.
Debatin mund ta shihni nga minuta e 10.