Vuçiq flet për videon e Radojiçiqit: Pyetni atë se çfarë ka dashur të thotë, ai jeton në Kosovë

Lajme

Vuçiq flet për videon e Radojiçiqit: Pyetni atë se çfarë ka dashur të thotë, ai jeton në Kosovë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:58
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një prononcim për media është pyetur edhe për videon e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të publikuar në mediumin pro-qeveritar serb “ALO”.

Vuçiq ka thënë se nuk e kupton se çfarë mesazhi Radojiçiq ka dashur të dërgojë, meqë siç thotë Vuçiq “ai jeton në Kosovë dhe si qytetar i Serbisë ai mund të zgjedh ku të jetojë në vendin e tij”, shkruan RTV.

Ai tutje ka thënë që nuk i intereson se çfarë mesazhi ka qenë ai i Radojiçiqit duke iu thënë gazetarëve ta pyesin vetë Radojiçiqin se çfarë ka dashur të thotë me videon.

Derisa ka treaguar se Radojiçiq e kishte realizuar atë video në Leposaviq dhe se është kthyer prapa.

“Mua s’më intereson se çfarë mesazhi ishte. Pyetni atë. Ata thanë që ai realizoj disa fotografi në Leposaviq dhe thanë se ai u kthye prapë. Dhe, po, ai jeton në Kosovë, cili është keqkuptimi”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe ndaj Radojiçiqit është aktiv urdhëarresti lidhur me rastin “Brezovica”, pasi dyshohet për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.

Këtë e ka konfurmuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat