Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është bërë nënë.
Ajo ka sjellë në jetë binjakët, Malean dhe Malinin.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja nga LVV, Mimoza Kusari-Lila e cila së bashku me deputeten Saranda Bogujevcin e kanë vizituar deputetën Grainca.
“Adelina dhe fëmijët janë me shëndet dhe disponim të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila, me ç’rast ka publikuar edhe një imazh të bukur në instagram.
