Edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas një video të publikuar nga krimineli Milan Radoiçiq nga veriu i Kosovës.
Miftari përmes një postimi në facebook, thotë se Radoiçiqi dikur rrinte këmbëkryq në Qeverinë e Kosovës me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.
Tash, Miftari thotë se kanë ndryshuar gjërat dhe Radoiçiqi lajmërohet vetëm nga malet.
Reagimi i plotë:
Eh Kafe e Dyje!
Bosi i Listës Serbe, krimineli serb i veriut, Milan Radoiçiqi pos që bënte kontraband dhe kishte pushtetin absolut në veriun e Kosovës dikur rrinte ulur këmbëkryq në Prishtinë, në qeverinë e Kosovës me ish-presidentin Hashim Thaçi, e ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani i ndjekur nga ligji i Republikës së Kosovës dhe nga policia e Kosovës, tani jep intervista vetëm nga bjeshkët e malet e largēta ku rrinë veq hutat e korbat!
Kanë ndryshu senet oj Gane, Kosova dalngadal po bën rend ligjor ku Milan Radojçiqi me shokë veç nga mali po flasin tani, ndërsa pobratimat e tij Hashim Thaçi është në hapsin që e ka ndërtu për me i dërgu shokët e vet, Ramush Haradinaj në opozitë tani PA QEF, pa tandera, pa mish, pa sendviça sot as Shtimja se pranon!