Mediet serbe: Tash edhe zyrtarisht kërkojnë, pranojeni Kosovën – Vuçiq thotë nisi çmenduria

Lajme

Mediet serbe: Tash edhe zyrtarisht kërkojnë, pranojeni Kosovën – Vuçiq thotë nisi çmenduria

Nga: F.B. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:59
Aleksandër Vuçiç

Ajo që me vite u kërkua nga vendi ynë, apo në formë të kamufluar prej dje bëhet zyrtare në dokument zyrtar të Brukselit – rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE shkon përmes pranimit të Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Këto janë kushte të vendosura në rezolutën e PE të miratuara me shumicë të votave, ku kërkohet edhe ndalimi i bashkëpunimit me Moskën dhe i punës së Qendrës humanitare ruse në Nish.

Ka pasur zëra nga deputetë që të vazhdohet presioni dhe ndërpriten bisedimet e Serbisë me BE-në. Grupi i të gjelbërve pas kërkesës për sanksione e ndërlidh me vazhdimin e bisedimeve dhe jo të lidhur me përparimin e bisedimeve.

Vuçiq ka deklaruar se është mirë që nuk patën sukses që të kushtëzohet vazhdimi i bisedimeve me kërkesat e parashtruara: “Do të ishte e gabueshme që të miratohej ajo, faleminderit që nuk u votua për ndërprerje të bisedimeve, nëse mendojnë se do të lusim dike, gabohen, ne do bëjmë punën tonë ata të veten. Ne kemi interesat ton, me rëndësi që Serbia të mbetet në rrugën e BE-së”.

Kush nuk kupton pozitën e Serbisë nuk ia do të mirën as BE-së as Serbisë shtoi Vuçiq. "Treni nisi nga stacioni i çmendurisë, të gjithë janë në luftë dhe nuk mund të bisedoni me ata, me disa mundesh, me disa jo” tha ai.

Në tekstin e rezolutës është amandamenti për marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese të normalizimit të bazuar në “njohjen e ndërsjellë”, gjë që nuk ka qenë në kuadrin e bisedimeve, as nuk është përmendur zyrtarisht në dokumentet e deritashme si zgjidhje e nevojshme në dialogun me shqiptarët e Kosovës

"Serbia në këto kërkesa do të përgjigjet mirë dhe kulturë –se nuk do ta bëjë atë. As mendja nuk na shkon, nuk do ta shqyrtojmë” tha Vuçiq.

Edhe pse rezoluta e PE nuk është obliguese, ajo ka peshë dhe nuk ka dyshim se do vazhdojnë presionet, që nisi me kancelarin Sholc, kur hapur kërkoi pranimin e Kosovës si kusht për anëtarësim.

Raportuesja e PE për Kosovë, Viola von Cramon ka ftuar Beogradin që të drejtohet drejtë BE-së duke përkujtuar harmonizimin me pozitën e BE-së në lidhje me Ukrainën:

Ministri i jashtëm Nikola Selakoviç ka deklaruar se Serbia tash e dy dekada qartë është orientuar në anëtarësimin në BE dhe ky është përcaktim strategjik i vendit:

"Për dallim nga Serbia , BE viteve të shkuara ka kaluar në krizë të brendshme, andaj nuk duhet gjithë fajësinë të hedhet vetëm mbi Serbinë. Kur Cramon thërret Serbinë për orientim të qartë drejt BE-së, ajo troket në dyer të hapura, për dallim nga vendet tjera në rajon. Nuk kemi nevojë të na përkujtohen obligimet, por duhet BE të jetë e sinqertë dhe të valorizoj përparimin e Serbisë dhe vendeve të rajonit."

Selakoviç shprehet se "përderisa BE vetëm nuk vendos për ardhmërinë e procesit të zgjerimit duhet vazhdojmë si shtet i pavarur edhe i lirë dhe të mbrojmë interesat tona, ndërsa presionet nuk kanë të bëjnë me interesin e zgjerimit, por interesa tjera si është rasti i Fon Kramon, që kanë natyrë personale ".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat