Aksioni i parë ushtarak kundër forcave serbe u bë me urdhër të komandantit Adem Jashari, pjesë e tij ishte ky ish-deputet!

Lajme

Aksioni i parë ushtarak kundër forcave serbe u bë me urdhër të komandantit Adem Jashari, pjesë e tij ishte ky ish-deputet!

Nga: A.M Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:13
Gani Geci me tre bashkëfshatarë

Faqja në Facebook e fshatit Llaushë ka postuar disa fotografi të Gani Gecit së bashku me tre bashkëfshatarë kur kishin kryer aksionin e parë kundër policisë serbe.

Ky aksion u realizua 30 vite me parë me urdhër të komandantit Adem Jashari.

Në postim thuhet se me 7 korrik 1992 është kryer aksioni i parë nga njësiti gueril i Llaushës në qendër të Skenderajt kundër forcave serbe ku pati të vrarë dhe të plagosur, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Me datën 7 korrik 1992 u krye aksioni i parë kundër forcave serbe, ku pati të vrarë dhe të plagosur. Sot bëhen 30 vjet që kur këta tre djem nga njësiti gueril i Llaushës, Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari kanë kryer aksionin e parë ushtarak kundër forcave serbe në qendër të Skënderajt në mes dy shkollave shkollës fillore dhe shkollës së mesme. P.S.Foto 1, dhjetë ditë pas aksionit në fshatin Llaushë.

Foto 2, një muaj pas aksionit në Tiranë.

Image
Një muaj pas aksionit, dalin në Tiranë

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat