Trajkoviq: Radoiçiq është produkt i Vuçiqit, mesazhi i tij ishte kërcënim për serbët mosbindës

Lajme

Trajkoviq: Radoiçiq është produkt i Vuçiqit, mesazhi i tij ishte kërcënim për serbët mosbindës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 23:08
Rada Trajkoviq

Kryetarja e organizatës joqeveritare Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, në një paraqitje në televizionin N1 tha se pas nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq qëndron  presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se ai është produkt i tij.

“Gjithçka që thotë ai kryhet, askush që nuk është emëruar nga ai nuk mund të bëhet kryetar, ai është njeriu të cilit Vuçiq i dha pushtetin absolut në Kosovë mbi serbët”, thotë ajo.

Ajo shtoi se Vuçiq është fëmijë i politikës ruse dhe se ka detyrime ndaj saj.

Trajkoviq ka thënë se nuk mendon se do të ketë takim mes Vuçiqit dhe Kurtit, sepse nuk i konvenon asnjërit.

“Të dy janë pro destabilizimit, nuk shohim asnjë iniciativë nga Evropa. Shpëtimi i vetëm për ne është NATO, që të mos hyjmë në luftë, edhe shqiptarët edhe serbët kanë kaluar shumë vështirësi, besoj se NATO do të na ndihmojë të gjejmë siguri”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat