Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se Prishtina ka pritur ditën e festës fshatare për ndërhyrje në Shterpcë pa asnjë shkas apo arsyetim. Ajo është shfaqur e acaruar me shkrimet e medieve në Kosovë se formimi i asociacionit të komunave do të bëhet kur Serbia të pranojë Kosovën, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Ajo tha se “Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk është nxitje për luftë”.
Ajo deklaroi se ka një pyetje për Prishtinën dhe për Bashkimin Evropian dhe Bruksel. “A nuk mendoni se kalimi i 9 viteve është i mjaftueshëm për respektimin e 6 nga 15 nenet e marrëveshjes së Brukselit – që është shtylla kurrizore e krejt marrëveshjes së Brukselit”, ka pyetur Brnabiç.
Ajo shtoi se, nëse “kërkesa për respektimin e marrëveshjes ndërkombëtare është retorikë luftë-nxitëse, për të është në rregull që një ditë të përgjigjet për këtë deklaratë, pasi “ ne asgjë nuk kemi bërë as nuk bëjmë përveç kërkesës për marrëveshje ndërkombëtare”.