Është qëlluar me armë ish kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili më pas nga plagët e marra ka vdekur në spital.
Autori i sulmit është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga organet e rendit në Japoni, është identifikuar se është Tetsuya Yamagami, 41 vjeç dhe banor në qytetin Nara.
E në rrjetet sociale është publikuar video të momentit të atentatit, ku shihet se sulmuesi i dyshuar afrohet dhe e qëllon me armë dy herë në qafë dhe shpinë.
#BREAKING 🚨 Video of the exact moment shots were fired at Shinzo Abe have been posted by NHK
— 6 News Australia (@6NewsAU) July 8, 2022
Japan's ex-PM is right now in a critical condition
(video is not graphic & does not show second shot, but viewer discretion is advised)#6NewsAU #ShinzoAbe | https://t.co/eU0kSSqP9E pic.twitter.com/DALYkNJGu0
Kujtojmë se Shinzo Abe njihej si një mik i madh i shqiptarëve, për çka ngushëllime menjëherë kanë shprehur presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe politikanë të shumtë shqiptarë./BS