Ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka shkuar në Haxh, ku nga atje e uroi Kurban Bajramin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se tani dielli ka perënduar në Kodrën e Arafatit.
Ai u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.
“Tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefat-it, urime Kurban Bajramin!
Në familjet tuaja përherë mbretëroftë lumturia, dashuria, paqja e begatia e Zotit. Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot! Zoti e ruajt Kosovën”, tha Tahiri.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/08/auto_292116468_596118661870240_1092982816188756017_n1657299773.jpg)