Vojisllav Sheshel, politikan esktremist dhe kriminel lufte i dënuar nga Gjykata e Hagës, ka përsëritur atë që tashmë është qëndrim i njohur.
Ai ka thënë se Serbia nuk duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Tutje, Shesheli thekson se Serbia nuk duhet t’i vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Ne nuk duhet të njohim të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, dhe nuk duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë”, tha ai.
“Ata duan pavarësinë, dhe ne duam një shtet unitar. “Gjysma e rrugës” është një shkallë e lartë e autonomisë për Kosovën”, deklaroi Shesheli, që kurrësesi s’po arrin të pranojë faktin që Kosova tashmë është e pavarur.