Kryeministri Abazoviq e falë Bajramin me qytetarët e Ulqinit

Lajme

Kryeministri Abazoviq e falë Bajramin me qytetarët e Ulqinit

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 09:01
Abazoviq sot është parë në xhami duke marrë pjesë në faljen e namazit bashkë me qytetarët e Ulqinit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot është parë në xhami duke marrë pjesë në faljen e namazit bashkë me qytetarët e Ulqinit.

Ai fali namazin e Kurban Bajramit bashkë me kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili përmes një postimi uroi bashkëqytetarët e tij.

Postimi i plotë:

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën për paqe, lumturinë e të gjithë njerëzve dhe forcon ndjenjën e solidaritetit, andaj Juve dhe familjeve tuaja, përzëmërsisht Ju uroj festën e Kurban Bajramit. E pritshi me gëzime dhe mirësi.

Gëzuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat