Selakoviç kërcënon se nuk do rrinë duarkryq: Politika e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës është e gjallë

Lajme

Selakoviç kërcënon se nuk do rrinë duarkryq: Politika e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës është e gjallë

Nga: F. B. Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:07
Nikolla Selakoviç

Ministri i jashtëm i Serbisë Nikolla Selakoviç ka deklaruar se “Serbia ka obligime që ka marr përsipër të cilat do i përmbush, por askush nuk duhet të ketë dyshime nëse ajo do mbetet ose jo në kursin e mbrojtjes së interesave të saj kombëtare edhe shtetërore posaçërisht kur flitet për Kosovën”, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ai u shpreh se për Beogradin dialogu dhe ulja në tavolinën e bisedimeve asnjëherë nuk janë sjell në pikëpyetje.

"Nëse dikush ka dëshmuar përkushtim për dialog, atë e kemi treguar ne dhe Vuçiq. Por është me rëndësi të dihet për çka bisedohet dhe dialogu të ketë kuptim apo shkoni të ju fyej dhe poshtëroj dikush e të keqpërdor faktin se jeni takua”, tha Selakoviç.

Ai shtoi se mbetet tek përfaqësuesit e Beogradit të tregojnë përkushtimin për dialog dhe vullnet të mirë për të luftuar mbrojtur popullin serb në Kosovë.

"Duhet të harrojmë në atë që të gjithë e dinë atë që ne e dimë. Nganjëherë si papagall duhet të përsërisim atë të pozicioneve tona politike sepse vetëm në atë mënyrë mbajmë ndërgjegjen tek miqtë tanë dhe partnerët rreth asaj si është situata jonë dhe për çka përpiqemi” tha ai.

Selakoviç nënvizoi se politika e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës është e gjallë edhe aktive.

"Prishtina është ajo që ka shkel marrëveshjet dhe ajo që njëanshëm vendosi të nis mekanizmin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ne nuk do rrimë duarkryq” tha Selakoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat