Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron tensione në terren në vend të kompromiseve në dialog, raporton "Bota sot".
Në Twitter, Petkoviq ka reaguar ndaj kryetares së grupi parlametare të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, e cila më herët ka thënë se është e pamundur të flitet për ndonjë kompromis apo t'i jepet diçka Serbisë në Kosovë.
Sipas Petkoviqit, bazuar në deklaraën e Kusari-Lilës, Prishtina nuk është e interesuar të diagolojë.
"Kur Mimoza Kusari Lila thotë se kompromisi me Beogradin është i pamundur, kjo do të thotë se Prishtina nuk do të dialogojë! Alternativa e vetme për dialog dhe kompromis janë tensionet në terren, këtë dëshiron Albin Kurti. Beogradi do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrat militante të Prishtinës”, tha Petkoviq.
Kада @mimozakusari каже да је немогућ компромис са Београдом, то значи да Приштина неће дијалог! Једина алтернатива дијалогу и компромису су тензије на терену, то је оно што @albinkurti прижељкује.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 10, 2022
Београд ће чувати мир и стабилност, упркос милитантним сновима Приштине!