Pse hoxhallarët e Erdoganit thyen “kodin e vdekjes” për Kastriot Myftarajn dhe misteri i vizitës së Ilir Metës në Turqi

Lajme

Pse hoxhallarët e Erdoganit thyen “kodin e vdekjes” për Kastriot Myftarajn dhe misteri i vizitës së Ilir Metës në Turqi

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 10:17
Kastriot Myftaraj

Është folur shumë këto ditë për rastin e rëndë, madje shumë të rëndë, ku disa klerikë, por edhe analistë e përfaqësues të muslimanëve në televizionet tona, nuk u ngopën me tragjedinë e Kastriot Myftarajt.

Gazetarit që pati një tragjedi, ende misterioze, nga e cila humbi jetën. Njerëz të rëndësishëm të komunistetit Musliman, si kleriku Ahmet Kalaja, një imam, drejtues zyrtar lutjesh në xhaminë e Rrugës së Kavajës, e mallkoi, madje bëri profanacion edhe për jetën e përtejme. Vendim të cilin e ka Zoti në të tre besimet monoteiste.

Tek të Krishterët, vërtetë është Shën Pjetri një lloj “dispeçeri i Parajsës”, por është Zoti ai që vendos se kush shkon në Ferr e kush në Dritën e pambarueme. Njëjtë është edhe në Kuran e në Telmud.

Po pse atëherë, Ahmet Kalaja, Redi Shehu, apo emra të njohur publik të muslimanëve shqiptarë folën aq rëndë, madje u treguan sipas fesë së tyre ‘qafirë’ të dorës së parë, duke i vendosur tjetrit Zjarrin, kur është kompetencë e “Shefit të Madh”.

Paraja zotëri, pushteti, influenca, më qartë njeriu që sponsorizon sot gjysmën e komunitetit musliman shqiptar, që po tenton ta kthejë në një hapësirë të frikshme radikale.

Ky sponsor, jo vetëm ka emër por është edhe shumë i pushtetshëm: quhet Rexhep Tajip Erdogan- President i Turqisë.

Ahmet Kalaja është një rrogtar i strukturave të Ankarasë, siç është Redi Shehu dhe disa marioneta të tjera të kësaj hapësire.

Për ta treguar se ajo gjuhë e frikshme, aspak shqiptare, madje aspak islame, aspak e krishtere dhe aspak hebreje u përhap në media, mjafton të shikosh faqen e një njeriu që në tv del si “intelektual laik islam”, por në të vërtetë është një çaush i vogël i sulltanit të Ankarasë.

Redi Shehu, në ditën e festës kombëtare të SHBA, përkatësisht më 4 korrik, thotë se Amerika nuk i quan terroristë ata që vrasin njerëz në vendin e tyre, por vetëm udhëtarët e Kuranit.

Është një tezë e njohur kjo, e hedhur nga Arafati kur shiste mend në foltoren e OKB-së me mbështetjen e Moskës, nga Bin Ladeni, apo edhe nga “panelistët yje televizivë” të ISIS që prisnin koka në transmetim live.

Por që më 4 korrik, në vend që të shikonim një urim për Festën e Pavarësisë së SHBA, një “fatva” u dërgua nga Ankaraja nëpërmjet njerëzve të tij.

Postimi i Redi Shehut më 4 korrik

“Sapo kaloi vetem gjysma e vitit 2022 dhe deri me tani ka pasur vetem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 250 akte terrori me armë në publik, 38 prej te cilave në shkolla  dhe me 260 viktima e 1.020 të plagosur. Po kështu bilance të një përmase më të vogël gjen edhe në Evropë, ku i  fundit ishte ai i ditës së djeshme në Kopenhagen në një qendër tregtare. Të gjitha këto akte janë kryer nga amerikanë dhe evropianë “të bardhë” dhe pak ose aspak prej tyre konsiderohen zyrtarisht akte terrori. Justifikimi është “probleme mendore”.

Edhe pse përmasa e këtij cunami terrori në publik është qindra herë më e madhe se terroristët e ISIS, askush prej nesh nuk u nxitua të etiketonte kombe, etni, raca apo religjione si burim i këtij problemi. Ndërsa në rastin e myslimanëve e gjithë makineria mediatike për vite me radhë tentoi të etiketonte në formë të nënkuptuar se problemi te myslimanët është religjioni.

Si gjithmonë, problemi më i madh me mediat nuk është ajo çfarë ata transmetojnë, por ajo çfarë ato fshehin. E vërteta tek disa çuditërisht gëzon veti avulluese”. 

Postimi i Redi Shehut pas vdekjes së Kastriot Myftarit

Hiçgjëja dhe asgjëja, sot, më shumë se kurrë, janë të pikëlluar për vdekjen e kurrgjësë.

Në ndryshim nga “hiçi“ dhe “asi“ që në përgjithësi nuk bëjnë ndonjë gjë, ky i kurrgjësë, ka qenë kurrë në raport me gjënë. E pikërisht ky i kurrgjësë përpiqej të prishte çdo gjë. Ja disa nga deklaratat e tij: “Meka dhe Medina të goditen me bomba atomike”.”Shume shpejt kam me i zhdukë në prush të gjitha xhamitë, edhe në Kosovë edhe Maqedoni”. “Dita kur xhamite do të shemben do vijë dhe ja përse.”

Kurrgjëja u fut në histori si i pari që paditi Kuranin në Prokurori.

Çdo keqardhje për kurrgjënë është investim për të shkatërruar vlerat dhe kuptimin e të jetuarit bashkë.

Ja dhe postimi i imamit të xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmet Kalaja:

“I mbeti ëndrra pa realizuar… Lajm i darkës së Arafatit quhet ky…

Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.

Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen në Turqi a arabi?!

Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre… Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori…

Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!

Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!

Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat.

Çfarë përfaqëson kjo gjuhë?

Përfaqëson një risi në qëndrimin e atyre që ne i shohim si trubuna jo e muslimanëve, por e shoqërisë së tyre. Pasi në tërë historinë shqiptare, klerikët dhe njerëzit e shkolluar të klerit musliman, nuk kanë nxitur asnjë përplasje, por edhe kur kanë ardhur, i kanë dënuar.

Pasi sipas tyre është e pafalshme që shqiptarët të përplasen për besimet apo mendimet klerikale. Gjë që realisht është edhe e pasqyruar në librat e shenjtë. Ndaj këto “fatva” që dërgon Erdogan sot, nuk se kanë një ngjitje në territor.

Madje po të shohësh me kujdes rrjetet sociale, i ndjeri Kastriot Myftaraj kishte jo thjesht miq, por edhe diskutues që binin dakord, mjaft fanatikë islamikë, që së bashku i bashkonte antagonizmi ndaj Amerikës, qeverisë së saj, ambasadores Yuri Kim, e natyrisht simpatia e përkrahja për Sali Berishën e Ilir Metën.

Pasi në të vërtetë, ekstremet në politikë, shoqëri, në rrugë; kudo edhe pse janë pjesë kontraversale e të zhurmshme, ata puqen diku, puqen tek mllefi, tek kundërshtia, tek pakënaqësia, e realisht edhe tek lehtësia logjike e përroit të tyre psiqik.

Një bloger i njohur musliman, pjesë e një familje intelektuale të Tiranës dhe djali i një aktori të famshëm të kinemasë e teatrit shqiptar, me Kastriot Myftarajn kishin mjaft pika të përbashkëta. Që do të thotë se edhe pse i ndjeri Myftaraj ishte një publicist anti-musliman, nuk ka pasur reagime kaq të rënda sa sot, sidomos nga zëra të lartë. Pse ndodh kjo? Qartësisht, duket se vjen me urdhër dhe nga lart. E si për t’i dhënë një “zjarr” gjithë kësaj zallamahie, Iliri i Presidencës, vizitën e tij të fundit e zhvillon në Turqi, ku Sulltani do ta karikojë fort kundër Ramës e Amerikës, që kanë ndaluar çdo influencë turke në Tiranë.

E për ta ndezur më shumë vatrën “e fanatizmit islamik” në Tiranë, Liken do ta karikojnë me raki turke- me një fjalë uzo që ai e pelqen shumë. Herën e fundit në Stamboll, e mbaroi të gjithë uzon e lokalit, edhe nga qejfi që Sulltani ka braktisur Edi Ramën për të. E ka shumë gjasa që ta takojë në Pallatin Presidencial në Ankara…Pamfleti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat